“Euro 2020″, Kupa shkon në Romë!
12.07.2021 10:29
Pas një ndeshjeje të gjatë, plot emocion, ishin penalltitë ato që i dhanë trofeun e kampionatit evropian të futbollit “Axurrëve”....

Pas një ndeshjeje të gjatë, plot emocion, ishin penalltitë ato që i dhanë trofeun e kampionatit evropian të futbollit “Axurrëve”. As 90-minutëshi dhe as dy shtesat nuk mjaftuan për të nxjerrë skuadrën fituese. “Axurrët” dhe “3 luanët” provuan fatin e penalltive në Ëembley të Londrës, fat që i buzëqeshi Italisë. 120 minuta lojë përfunduan në barazim 1-1 . Vetëm nga pika e bardhë e 11-metërshit Italia mundi Anglinë 3-2 me penallti.
Pas 55 vitesh pritje, anglezët shpresonin që futbolli të rikthehej ‘në shtëpi’. Por, pavarësisht se luftuan deri në fund, italianët i rrëmbyen kupën pikërisht nga shtëpia, nga Wembley i Londrës. Në kupën e kompeticionit më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër tashmë u gdhend emri i Italisë.Kjo është kupa e dytë për Italinë. Anglia priste një triumf në futbollin ndërkombëtar që nga 1966, Italia e fitoi titullin e evropianit për të fundit herë në 1968 për të përjetuar sërish mbrëmë të njëjtat emocione pas 53 vitesh. Tifozët anglezë nuk e kapërdinë disfatën e rëndë, dhe sulmuan tifozët italianë që po dilnin nga Ëembly.
Nuk shpëtuan pa ofendime as 3 futbollistët që humbën penalltitë Bukayo Saka, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho. Tifozët e Anglisë i fajësuan ata për dështimin që të fitonin Kampionatin e tyre të parë Evropian në histori. Federata e Futbollit të Anglisë ka dënuar ashpër fyerjet rraciste të tifozëve. Portieri i Italisë, Xhanluixhi Donaruma është shpallur lojtari më i mirë i EURO 2020. Ky europian ishte edhe edicioni me më së shumti gola në kohën moderne. Mesatarisht janë shënuar 2.79 gola për ndeshje. Mesatarja ishte vetëm 2.12 gola në Euro 2016.