Botë

Delta, rriten numrat e Kovid 19 në disa vende

12.07.2021 11:48

Varianti Delta është shkaktarë i rritjes së numri të rasteve pozitive me Kovid 19 në disa vende

Varianti Delta është shkaktarë i rritjes së numri të rasteve pozitive me Kovid 19 në disa vende, përfshi edhe evropën. Tokio do të hyj në gjendje të re të jashtëzakonshme, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve nga virusi korona në Japoni, ku deri tani janë regjistruar mbi 815 mijë raste infetimsh dhe rreth 15,000 viktima.
 
Edhe qyteti më i madh i Australisë, Sidnej, do të zgjasë izolimin, pasi zyrtarët paralajmëruan se rastet ditore me virusin korona pritet të kalojnë numrin 100, për shkak të shpërthimit të variantit Delta. 
Edhe Rusia është duke u përballur me valën më të rëndë të virusit korona. Varianti Delta është duke u zbuluar në mbi 65% të rasteve, ka bërë të ditur agjencia ruse e shëndetit. 
 
Në Evropë, rritje e numrit të rasteve me koronavirus është raportuar në disa vende, përfshirë Gjermaninë dhe Republikën Çeke, por shifrat vazhdojnë të mbeten të ulëta, në krahasim me kulmin e muajve mars dhe prill.
 
Ndërsa Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, ka deklaruar se ka qenë “shkatërruese” kur ka parë turma njerëzish pa maska, duke kënduar dhe brohoritur në finalen e kampionatit evropian të futbollit, Euro 2020. Pamja e mbi 60,000 spektatorëve në stadium ishte “shkatërruese” ka thënë ajo.
 
GYLTENE SINANI