Botë
Protesta kundër diktaturës në Kubë, presidenti fton komunistët në kundërprotesta
12.07.2021 13:54
Mijëra njerëz dolën rrugëve në të kryeqendrës kubaneze Havana dhe qytetet tjera të vendit në protestat më të mëdha në 30 vitet e fundit...

Mijëra njerëz dolën rrugëve në të kryeqendrës kubaneze Havana dhe qytetet tjera të vendit në protestat më të mëdha në 30 vitet e fundit kundër Qeverisë komuniste. Marshuesit bënë thirrje për liri dhe demokraci, si dhe kërkuan vaksina për të luftuar pandeminë e virusit korona, pasi së fundmi po shënohen shifra të larta infektimesh. Të dielën, autoritetet shëndetësore njoftuan për rreth 7 mijë të infektuar dhe 47 viktima.
“Ajo që na duhet janë vaksinat. Kemi shum njerëz të sëmurë. Nuk ka as ushqim për të përgaditur. Dje kishte probleme me rrymën më shum se 20 herë.”, tha një qytetare.
Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Kanel, i ka akuzuar SHBA-të për nxitje të protestave ndërsa u bëri thirrje mbështetësve të tij që “t’i luftojnë” protestuesit.
“Tër kjo është bërë me qëllim të diskriminimit, demontimit dhe provokimit. Kemi Ardhur këtu tu themi revulucionarëve në këtë qytet se rruga u takon revulucionarëve. Do ta aplikojmë ligjin revulucionarë që e mbron revulucionin, do tu kundërvihemi. Ne u bëjmë thirrje të gjithë revolucionarëve të vendit, të gjithë komunistëve, të dalin në rrugët ku ndodhin këto provokime dhe t'u kundërvihen atyre në mënyrë të vendosur dhe të guximshme.”, tha Miguel Diaz-Kanel, President i Kubës.
SHBA: Mbështetje lirisë së tubimit në Kubë
Por këshilltari amrikan për siguri kombëtare, Jek Salivan, paralajmëroi Kubën kundër sulmeve ndaj protestuesve.
“SHBA-ja mbështet lirinë e shprehjes dhe tubimit në të gjithë Kubën dhe do të dënojë fuqishëm çdo dhunë ose shënjestrim të protestuesve paqësorë, që ushtrojnë të drejtat e tyre universale”, shkroi Sullivan në Twitter.
Por presidenti Kubanez Diaz-Kanel që njëherit është edhe lider i partisë komuniste në pushtet, duke mohuar se në Kubë ka diktaturë, ka kërkuar nga SHBA-të që nëse ia duan të mirën popullit kubanez të ia heqin Kubës embargo ekonomike të vendosur prej disa dekadash.
GYLTENE SINANI
