Maqedoni
OEM: Kultivuesit të respektojnë ligjin për duhanin
12.07.2021 14:44
Prodhuesit e duhanit të respektojnë ligjin për duhan dhe prodhime të duhanitmqë të sigurohet sasi dhe cilësi optimale e duhanit...

Prodhuesit e duhanit të respektojnë ligjin për duhan dhe prodhime të duhanitmqë të sigurohet sasi dhe cilësi optimale e duhanit, apelojnë nga Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut. Në këtë mënyrë do të tejkalohene dhe problemet gjatë shitjes, siç ndodhi vjet ku duhani i tepruar prej 4000 ton u shit me çmim prej vetëm 48 denarë për kilogram.
“Të gjithë duhet të qëndrojmë në rregullat dhe nëse ekziston ligj të gjithë duhet ta respektojnë. Duhet të ketë balanc mes prodhuesve dhe blerësve, për shkak se kompanitë janë të kufizuar në pajtim me nevojat të tregut botëror. Prodhimi optimal në vend në përputhje me kërkesën globale është 20 deri 25 mijë ton në vit. Gjithçka nën spo mbi këtë sasi do të jetë problem për prodhuesit dhe blerësit.”, tha Vasko Ristovski nga OEM.
Ai theksoi se në vend duhet të ketë prodhim sipas standardeve të cilat kërkohen nga kompanitë blerëse. Nëse nuk ofrohet cilësi ose nuk do të ketë blerje apo duhani do të shitet me çmim të lirë.
“Është I nevojshëm prodhimi konkuent dhe me cilësi të lartë. Faktori më I rëndësishëm për prodhim cilësor janë kushtet klimatike dhe shfrytëzimi I duhur I mjeteve për mirëmbajtje të duhanit.”, tha Ristovski.
Për rekoltën e vitit 2021 të duhanit janë mbjellur mbi 11.784 hektar tokë dhe pritet prodhim të duhanit prej 22.137 tonëve. Janë nënshkruar 27.670 marrëveshje dhe janë regjistruar 18.752 prodhues të duhanit.
ERSAN PAJAZITI
