Botë

Zgjedhjet në Bullgari, koalicioni i Borisov në epërsi të lehtë

12.07.2021 14:59

Me mbi 95% të votave të numëruara nga zgjedhjet në Bullgari...

Me mbi 95% të votave të numëruara nga zgjedhjet në Bullgari, vijon një garë e ngushtë midis koalicionit GERB të udhëhequr nga ish kryeministri Bojko Borisov me 23,9% e votave të grumbulluara dhe ‘Ka një popull të Tillë’ e shoumenit televiziv Sllavi Trifonov me 23, 6% të votave. Dallimi është për 6 500 vota në disfavor të Trifonov. 
 
“S’do të tradhtojmë asnjë shtetas bullgar pa marrparasysh se a kanë votuar për ne apo për ndonjë parti tjetër. Do të vazhdojmë të punojmë në atë që besojmë, pa marr parasysh se çfar roli do të na japin votuesit.”, thanë nga Kolicioni ‘GERB’.
 
Fluksi I ulët I votuesve ka bërë që asnjëra nga dy blloqet të mos kenë shumicën e mjaftueshme në parlamentin me gjithsej 240 deputetë. Koalicionimet pas zgjedhore do të jenë të patjetërsueshme në funksion të krijimit të një qeverie stabile. ‘Ka një popullt të tillë’, për dallim nga koalicioni GERB është më mirë e pozicionuar dhe gëzon mbështetje nga partenrët e saj. Megjithatë në një deklaratë për televizionin nacional bullgar, Tv prezantuesi Trifonov ka thënë se s’do koalicionojë me asnjë parti. Për kryeministër do të propozojnë Nikollaj Vasilev, ndërkohë zëvendës kryeministër, ministër për punë të jashtme Radi Najdenov dhe ministër për punë të brendshme Nikollaj Radullov.
 
“Ka një popull të tillë’ s’do bëj koalicion me asnjë parti, ligjet dhe kushtetuta na e mundësojnë këtë të drejtë. Propozjmë qeveri në përbërje të ekspertëve, secili në fushën e tij me prioritete para vetes për përmuhsje në afat sa më të shkurtër.”, tha Sllavi Trifonov, lider i ‘Ka një popull të tillë’.
 
Mediat bullgare kanë lajmëruar se dy partitë më të vogla për luftë kundër korrupsionit ‘Bullgaria demokratike’ dhe ‘Mafia jashtë’kanë fituar 12.5 dhe 5% të votave.
 
“Bulgaria demokratike ka treguar trend të qëndrueshëm të rritjes më lartë dhe shohim se përpjekjet tona I’a kanë vlejtur.”, thanë nga‘Bullgaria Demokratike’.
 
Socialistët dhe partia etnike turke kanë fituar 13.6 dhe 10.6% të votave. Përqindja e votuesve në këto zgjedhje të parakohshme lëviz midis 34 dhe 38%, që është 50% më pak se zgjedhjet në prill. Për herë të parë votimi u realizua me makina të votimit për t’u anashkaluar parregullsitë. Rezultatet definitive të votimit pritet të enjten.    
 
MERALE ISMAILIL