Maqedoni

Poliklinika Jane Sandanski: Vaksinimi pa termin ka krijuar tollovi

12.07.2021 16:02

Fillimi I vaksinimit anti kovid pa termine ka shkaktuar rradhë të gjata dhe tollovi para punkteve për vaksinim.....

Fillimi I vaksinimit anti kovid pa termine ka shkaktuar rradhë të gjata dhe tollovi para punkteve për vaksinim. Në Poliklinikën Jane Sandanski u desh të intervenoj edhe policia për të mbajtur rend për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për tu vaksinuar. 
 
“Mund të shihni se Interesi i qytetarëve është shum i madh. Është normale se çdo qytetar dëshiron të mbrohet. Por tollovitë bëhen për shkak se kemi edhe qytetar me termin për vaksinim dhe rivaksinim. Me lejimin e vaksinimit pa termine bëhet tollovi dhe nuk mundë të mbajmë kontroll. për shkak se nuk dimë se sa qytetar mundë të vinë brenda ditës për tu vaksinuar.”, thonë nga Poliklinika Jane Sandanski.
 
Qytetarët që prisnin para poliklinikës Jane Sandanski shprehen të revoltuar se procedura për tu vaksniuar për qytetarët pa termine është tejet e ngadaltë. 
 
“Unë kamë ardhur nga shtepia e pleqëve për tu vaksniuar dhe unë këtu duhet të pres kur ata do të kenë mëshirë për mua kjo nuk është në rregull. Jamë duke pritur 30 min ndoshta edhe më shumë.”, tha një qytetare.
 
Poliklinika Çair: Vaksinimi rrjedh pa probleme 
 
Në polklinkën në Çair nuk kishte rradha të gjata. Deri në orën 11 ishin vaksnuar rreth 250 qytetarë. 
 
Vaksinimi po rrjedh deri më tani mirë dhe  kemi shumë pacientë që janë me termine edhe këta pa termine  prej mengjesit deri më tani janë vaksniuar rret 250 persona vetëm në ndrimin e parë. Ne poliklinikën tonë kemi vkasinën astra zeneka për rivaksinim pfiozer për rivaksinimi dhe sinovak për dozën e parë.” tha një mjeke në polklinkën e Çairit.
 
Qytetarët shprehen të kpënaqur se procedura e vaksnimit po rrjedh shpejtë 
 
“Nuk jamë regjistruar për tuvaksniuar por  sot vendosa edhe erdha. Kamë mar dozën e parë sinovak.”, u spreh një qytetare.
 
"Po kemia rdhur pa termin sapo u vaksinova. Kamë ardhur pa termin edhe mënjëher e kam marë.”, tha një  qytetar.
 
Filipçe: Temepraturat e larta shkak i tollovive 
 
Ministri I shëndetësisë Venko Filipçe ishte i pranishëm në poliklinën e Shuto Orizares ku edhe atje interesimi për tu vaksinuar ishte i madh. AI tha se tollovitë në punktet e vaksinimit ndodhin për shkak se qytetarët duan të vaksinohen herët në mengjes për shkak të temperaturave të larta, por tha se do të ndërmiren masa nëse vlerësohet se është e nevojshme. 
 
“Në disa punkte është regjistruar tollovi, besoj se kjo është për shkak se shumë qytetarë dëshirojnë të vaksinohen sa është më herët dhe më freskët. Do të shohim se si do të rrjedh sot procesi, e më pas do të mund të ndërmarrim edhe masa poqëse paraqitet nevoja. Procesi i vaksinimit në terren do të bëhet në të gjithë territorin e vendit. Ekipet mjekësore do të vizitojnë çdo fshat, vend rural dhe lagje.”, tha ministri I shëndetësisë Venko Filipçe.
 
Minsitri Filipçe poashtu paralajmroi se se vaksinimi i fëmijëve do të filloj nga dita e premte, por për tu vaksinuar fëmijët nga mosha 12 vjeç prindërit ose kujdestarët do të duhet t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në ueb faqen vakcinacija.mk.
 
REJAHNE BUSHI METAJ