Maqedoni
Takohen në Ohër komisionet për UNESCO-n i RMV dhe Shqipërisë
12.07.2021 17:11
Komisionet Kombëtare të UNESCO-s të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë zhvilluan sesionin...

Komisionet Kombëtare të UNESCO-s të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë zhvilluan sesionin e parë të përbashkët kushtuar koordinimit të ardhshëm në kontekstin e menaxhimit të përbashkët të rajonit të Ohrit, në përputhje me udhëzimet e Unescos.
Takimi i punës u koordinua nga ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Irena Stefoska dhe ministrja e kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti. Dy ministret, në takim gjithashtu nënshkruan Programin për bashkëpunim në fushën e kulturës për periudhën nga 2021 deri në 2026.
“Ne jemi krenarë që kemi këtë botë të rrallë dhe pasuri kulturore natyrore në të dy vendet tona, ne si pasardhës të saj ramë dakord që me burime të përbashkëta do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë politike dhe profesionale për ta ruajtur këtë bukuri dhe t'ua transmetojmë brezave pas nesh. Ky është një proces kompleks në të cilin sigurisht që presim mbështetje nga të gjithë aktorët relevantë për mbrojtjen e trashëgimisë botërore të përzier përmes kufirit dhe nga qeveria lokale si nga ana institucionale ashtu edhe civile”, u shpreh ministrja e kulturës në Maqedoninë e Veriut, Irena Stefoska.
“Të gjithë ne jemi vendosur përpara vështirësive të mëdha gjatë periudhës së Covidit dhe patjetër dhe puna e përbashkët për rajonin e Ohrit ka pasur edhe ajo vështirësitë e saj në këtë periudhë. Ne do vazhdojmë për një raport të përbashkët për ruajtjen e vlerave të të gjithë rajonit. Me kënaqësi shkruajta marrëveshjen, për të ruajtur të gjitha vlerat tona”, theksoi ministrja e kulturës në Shqipëri, Elva Margariti.
Për Unescon edhe këtë herë nuk do të jenë problem vetëm ndërtimet pa leje, por edhe në rajon si ndotës të mëdhenj të ambientit. Për këtë ministri i ambientit jetësor, Naser Nuredini, i cili ishte pjesë e takimit, tha se do të ketë zgjidhje të problemit, përmes ndërtimit të një deponie rajonale.
“Evërtet është se kemi pasur disa lëshime, siç e dini që kemi pasur një plan për deponi rajonale për në debarcë, por siç e dini atja ka një shtëpi fetare dhe kemi pas nevojë të bëjmë plane të reja. Ne vazhdojmë me një strategji të dytë paralel që të kemi deponi qëndrore në rajonin tonë”, u shpreh ministri i ambientit jetësor, Naser Nuredini.
Nga zyra për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore është konfirmuar se ka progres në ruajtjen e rajonit, por theksohet se duhet bërë më shumë për të përmbushur rekomandimet e planit të menaxhimit nga UNESCO.
ILMIJE ZHAKU
