Komisioni për financa dhe buxhet, debat i ashpër rreth amandamenteve

12.07.2021 17:27

Plotë 222 amandamente të dorëzuara....

“Amandamenti pranohet e kështu le të fillon dita” – tha Zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski.

Kjo ishte vetëm përshtypja e parë, në seancën e 25 të komisionit për Financa dhe Buxhet, por vazhdimi ishte krejt ndryshe.

Akuza e ofendime e pëgjime u përdorën në foltoren e këtij Komisioni, ku para të përzgjedhurve të popullit po diskutohet Ribalansi i Buxhetit. 

Plotë 222 amandamente të dorëzuara ishin nje tregues se brenda komisionit do të shohim debat disa ditor, me një retorik të ashpër. Këtë e filloi deputeti i VMRO-DPMNE-së Lupço Dimovski.

“Kjo Qeveri është Qeveri për tu habitur, është Qeveri e improvizimeve, Qeveri e gënjeshtrave, mashtrimeve, ndaluni dhe mos gënjeni më shumë bujqit. Ju 50 milion euro i keni paraparë në programin për ndihmes financiare, sepse reakcionet e bujqive janë të mëdha, sepse ato plotë dy vite, apo dy vite e gjysëm nuk kanë marrë asnjë denarë nga subvencionet që ju takojnë. Ju ju keni borxh bujqive plotë 110 milion euro”  - tha Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Lupço Dimovski.

“Prisja prej teje dhe nuk reaguat pas herës së parë kur u lëshuan inqizime telefonike nga disa ngjarje apo mitingje politike, por ju nuk reaguat as pas herës së dytë, as pas herës së tret. Dhe mendoj se nuk është korrekte që të keqpërdoret foltorja me përgjime nga personat të cilët nuk janë këtu. Nëse këtë e lejon, atëher edhe ne po filllojmë të lëshojmë inqizime tjera” – u shpreh Deputetja e LSDM-së, Marija Georgievska.

“Inçizime nga bisedat partiake të cilat nuk janë publike dhe të cilat nuk janë shfaqur në opinion janë veti e një subjekti tjetër, nuk janë veti e VMRO-DPMNE-së” – theksoi Kryetari i Komisionit, Timço Mucunski.

Por deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhduan me lëshimin e përgjimeve.

“Nëse shkoni pas tribunave dhe gënjeni, pse nuk ndaleni niher tek toka e bujëve dhe ti thoni mos e punoni tokën se nuk ja vlen. Këto premtime janë vetëm në letër, ndërsa letra mbanë gjithçka” – tha Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Bllagica Laskovska.

“Kemi kodeks të sjelljes në Kuvend dhe ashtu duhet të sillemi edhe ne edhe ju, dhe këtë kodenks thuhet se asnjë deputet nuk do të ketë të drejt foltoren ta keqpërdor me telefon dhe përgjime” – u shpreh Deputeti i LSDM-së, Dime Velkovski.

Të hyrat totale në Buxhetin e RMV për vitin 2021 janë planifikuar në nivelin prej 212.6 miliardë denarë dhe të njëjtat janë për 8.3% më të larta në krahasim me Ribalansin e dytë të Buxhetit në vitin 2020, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 247.5 miliardë denarë, ose 2.1% më e ulët krahasuar Ribalansin e dytë të Buxhetit në vitin 2020.

Prioritetet deri në fund të vitit 2021 do të dedikohen në drejtim të sanimit të pasojave nga pandemia. (Fitim Kryeziu, TVM2)