Maqedoni
Parashikimi i motit
13.07.2021 09:05
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Era do të fryjë në drejtim jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 31 deri në 39 gradë Celsius. UV = 9.
Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë rreth 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe temperatura deri 38 gradë celcius.
