Botë
Irak, spitali Covid përfshihet nga flakët, 50 të vdekur
13.07.2021 09:29
Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën pasi një spital Covid-19 në Irak është përfshirë nga flakët....

Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën pasi një spital Covid-19 në Irak është përfshirë nga flakët.
Raportohet se zjarri qa ka rënë në spitalin Al-Hussein në jug të qytetit të Nasiriya u vu nën kontroll të hënën vonë. Shkaku i zjarrit është akoma i paqartë por dyshohet se gjithçka ka nisur nga shpërthimi i një bombole oksigjeni.Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhemi urdhëroi arrestimin e drejtorit të spitalit, por siç duket ky vendim ka shkaktuar protesta jashtë ndërtesës. Sipas Reuters protestuesit janë përleshur me policinë dhe 2 makina policia janë shkatërruar.
