Botë
Covid-19, Johnson: Kujdes, pandemia nuk ka mbaruar ende
13.07.2021 10:22
Kryeministri britanik Boris Johnson derisa përgatitej të njoftonte heqjen e kufizimeve nga 19 korriku...

Kryeministri britanik Boris Johnson derisa përgatitej të njoftonte heqjen e kufizimeve nga 19 korriku, ai sot paralajmëroi për kujdes të shtuar pasi infeksionet nga COVID-19 rrezikojnë të rriten sërish.
“Jemi pranë momentit përfundimtar në hartën tonë të bllokimit, por plani për të rivendosur liritë tona duhet të vijë me një paralajmërim”.
“Derisa përhapja fenomenale e vaksinave i ka ofruar çdo të rrituri disa mbrojtje kundër virusit dhe lidhja thelbësore midis rasteve, hospitalizimit dhe vdekjeve është dobësuar, pandemia globale nuk ka mbaruar ende”.
Ministrat pritet të vendosin nëse është përmushur pritshmeria nëse vaksinimi ka qenë I sukseshëm, dhe provaveqë dëshmojnë uljen e hospitalizimeve dhe vdekshmerise, si dhe uljen e rrezikut nga variante të reja, do të lejojnë hapin e katërt të hartës COVID-19 të vazhdojë.
