Maqedoni

Kuvend, ligji për letërnjoftime në komisionin amë

13.07.2021 11:17

Para anëtarëve të Komisionit Juridiko-ligjvënës në seancë do të jetë Propozim....

Para anëtarëve të Komisionit  Juridiko-ligjvënës  në seancë do të jetë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftim, në lexim të parë.
 
Letërnjoftimet të cilat e përmbajnë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë”, të dhëna deri në ditën e zbatimit të këtij ligji, do të vlejnë deri në skadimin e afatit i cili është theksuar në letërnjoftim më së voni deri më 12 shkurt të vitit 2024.
 
Ky ligj do të hyjë në fuqi në ditën e tetë nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” ndërsa do të zbatohet nga 1 korriku i vitit 2021.
 
Sipas propozuesit- Qeverisë, Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftim nuk do të shkaktojë implikime fiskale dhe për zbatimin e tij nuk nevojiten mjete shtesë financiare nga Buxheti i shtetit.
Komisioni ligjvënës juridik në seancë duhet të debatojë për Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për personat e paevidentuar në librin amë, me procedure të shkurtuar, të parashtruar nga Latife Shikovska.
 
Me Ligjin rregullohet procedura për mbledhje dhe regjistrim të të dhënave personale për personat që nuk janë të evidentuar në librin amë, llojin e të dhënave që evidentohen, kushtet për regjistrim në librin e veçantë amë të lindjeve, kushtet për regjistrim në librin e veçantë amë të të vdekurve, dhënien e certifikatës së lindjes nga libri i veçantë amë të të lindurve, dhënien e çertifikatës nga libri i veçantë amë të të vdekurve, dokument identifikimi dhe regjistrim shtesë të këtyre personave në librin amë të të lindurve.