Maqedoni
3 muaj nga zgjedhjet lokale, përpilimi i listave me emrat e kandidatëve
13.07.2021 13:03
Tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale partitë politike kanë filluar të përpilojnë listat me emrat për kandidatët...

Tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale partitë politike kanë filluar të përpilojnë listat me emrat për kandidatët për kryetarë komunash dhe listat për këshilltarë komunal. Social demokratët sot pritet ti publkojnë 20 emrat e parë të kandidaturave të reja. Emrat pritet të konfirmohen në mbledhjen e sotme të Këshillit qëndror. Pero Konstadinov është emri i parë në listën për kandidat i social demokratëve për komunën e Vallandovës.
Sipas informacioneve brenda partise, jetës politike i rikthehet ish zëdhënësi i LSDM-së Emilian Stankoviq, kandidat për komunën Qendër, së bashku me Sasho Bogdanoviqin dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive Milena Stefanoviq. Për komunën e Karposhit pretendentë janë kryetari aktual Stefan Bogojeviq, dhe drejtori i Ndermmarjes Ujësjellsi dhe Kanalizimi Dushko Veskovski. Për qytetin e Prilepit, kandidat më serioz janë Goran Sugarevski i cili u tërhoq nga pozita e drejtorit të Doganave, dhe njeriu i parë i komunës Ilija Jovanovski. Për qytetin e Manastirit tani për tani janë 3 kanididatë potencial, Natasha Petrovska, Vasko Kovacevski, drejtor i ELEM-it, dhe Hristo Kondovski. Per qytetet si Strumica, Kumanova, Karposhi, e të tjera LSDM pritet të sjellë vendim në fazën e fundit, kah fundi i mujait gusht.
Integristët akoma deri më tani nuk kanë publikuar emra potencial për kandidatë komunash. Flitet që kandidat i mundshëm për qytetin e Gostivarit të jetë Nevzat Bejta, kurse për Tetovën kryetarja aktuale e komunës, Tetuta Arifi. Asgjë konkrete nuk ka as për kandidatin e mundshëm për komunën e Çairit, dhe atë të Strugës e as për komunat e tjera shqiptare.
As tek Tek ASH-AAA, tani për tani nuk ka emra potencial të publikuar si kandidatë të mundshëm për kryetar komune. Pritet që kryetari aktual i komunës së Gostivarit të kandidojë sërish për ta udhehequr këtë komunë. As tek opozita maqedonase VMRO-DPMNE- nuk ka vendime për emra konkret në listën për kryetar komunash. Lideri i kësaj parite Hristijan Mickovski para do kohe deklaroi se deri kah mesi i ketij muaji do të publikohen rreth 15 kandidatë.
Po thuaj të gjitha partitë kanë paralajmëruar se listën me emrat për kandidatë për kryetarë komune do ti bëjnë publike në faza. Deri në fund të muajit Gusht, kur dhe pritet që kryeparlamentari Talat Xhaferi të shpallë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, partite politike kanë njoftuar se do të njoftojnë edhe për atë se kush me kë do të shkojë në garë.
MERITA GASHI
