Maqedoni

Fushatë për integritet: Forcimi i identitetit të institucioneve me rëndësi

13.07.2021 13:32

Me një sërë aktivitetesh KShPK dhe Agjencia për mbrojtjen e të drejtave për qasje deri te informatat me karakter...

Me një sërë aktivitetesh KShPK dhe Agjencia për mbrojtjen e të drejtave për qasje deri te informatat me karakter publik do të zbatojnë fushatë për integritet që ka të bëjë me promovimin e transparencës dhe përgjegjësisë të administratës publike. Projekti ka për qëllim që të krijojë obligim për çdo institucion që të ngritë integritetin dhe etikën profesionale.
 
“Shkalla e lartë e integritetit profesional është armë e qëndrueshme dhe strategjike në luftën kundër korrupcionit. Për ne integriteti është me rëndësi thelbësore për prosperitetin ekonomik, social dhe shoqërorë të qytetarëve në përgjithësi në shtet.”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.
 
“Qytetarët e informuar me kohë dhe saktë shum më lehtë i pranojnë vendimet që i miratojnë institucionet ose nëse nuk pajtohen me ta reagojnë me kohë për korigjimin e tyre.”, tha Plamenka Bojçeva, drejtore e agjencisë për qasje të lirë deri te informatat.
 
“Rezultatet e institucioneve vendore në luftën kundër korrupcionit janë vendimtare në procesin e qasjes drejt BE-së pranaj janë psesë e procesit më të rëndësishëm reformues së bashku me sundimin e së drejtës. Kjo do të vlersohet në çdo nivel gjatë procesit të qasjes dhe përparon luftën kundër korrupcionit nëpërmjet disa rregullave të reja, siç janë mbrojtja e paralajmëruesve, forcimi i masave lidhur me larjen e parave dhe qasje deri te informatat em karakter publik.”, tha Frenk Janmad, delegacioni i BE-së.
 
Transparenca dhe përgjegjësia, theksoi ai, janë elementët më të rëndësishëm në minimizimin e korrupsionit dhe sigurimin e integritetit. Fushata për integritet "Zgjidh drejtimin e duhur - Zgjidh integritetin." që promovon transparencën dhe përgjegjësinë e administratës publike është financuar nga Bashkimi Evropian.
 
NAIM RAMADANI