Maqedoni
Vaksinimi pa termin, interesimi i qytetarëve rritet çdo ditë
13.07.2021 14:28
Edhe pse fillimi i vaksinimit anti kovid pa termine dje ka shkaktuar rradhë të gjata dhe tollovi para punkteve për vaksinim.....

Edhe pse fillimi i vaksinimit anti kovid pa termine dje ka shkaktuar rradhë të gjata dhe tollovi para punkteve për vaksinim, nga poliklinika Jane Sandanski thonë se sot rrjedha e vaksinimit po shkon si duhet dhe dozën e parë e kanë pranuar mbi 600 qytetar pa termin.
“Po vaksinojmë në ambiente të hapura, kemi motër medicinale dhe mjek dhe frigorifer me vaksina në hapsi të hapur. Do të thotë se kemi kapacitet dhe mundë të vaksinojmë qytetarët pa problem ndersa rivaksimi po bëhet brenda në poliklinik dhe epritja e vetmë bëhet vetëm në regjisatrimi në komjuter.”, thonë nga poliklinika Jane Sandanski.
Qytetarët janë të ndarë sa I përket rradhëve dhe pritjes të gjatë. Disa thonë që presin gjatë ndersa të tjerët thonë se kryejnë punë shumë shpejtë.
“Nuk kamë pasur asnjë dilem për tu vakcinuar thjeshtë kamëa rdhur tani pa termin sepse nuk më ka aritur mesazh për termin edhe pse shumë herëty jamë regjistruar për tu vakcinuar"...
"Kamë ardhur për rivaksinim dhe aspak nuk kamë pritur. Organizmi është zero”...
“Nga salla Boris Trajkovski më kanë kthyer këtu për tu vaksinuar dhe kamël që 2 orë që jamë duke pritur.”, thanë qytetarët.
Filipçe: Të aplikohet vetëm për termine të fëmijëve
Ministri Venko Filipce edhe njëher ka ripërsëritur se tani nuk ka më nevojë për të caktuar termin për vaksinim në web faqen zyrtare vakcinacija.mk. Aplikimi mund të bëhet vetëm për të caktuar termin për të vaksinuar fëmijët prej 12 deri në 16-vjeç. Tani e tutje ju mund ta bëni atë shpejt, lehtë dhe thjeshtë. Vizitoni institucionin më të afërt shëndetësor dhe vaksinohuni pa takim. Vetëm duke vepruar me përgjegjësi ndaj vetes dhe të tjerëve mund t'i japim fund pandemisë.
Nga ministria e shëndetësisë informojnë se në pikat e vaksinimit në shtet deri në fund të ditës së djeshme janë vaksinuar gjithsej 428.081 qytetarë. Dozën e parë për vaksinimin e kanë pranuar 6.413 qytetarë, a gjatë ditës janë vaksinuar gjithsej 9.335 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 676.620 doza të vaksinës, a 248.539 qytetarë janë vaksinuar me dozen e dytë.
REJHANE BUSHI METAJ
