Maqedoni

Ministria e Ambientit: Filloi pastrimi i deponisë së vogël në Ohis

13.07.2021 15:02

Ministria e ambientit ka filluar me pastrimin e deponisë së vogël në deponin e kompanisë „Ohis“...

Ministria e ambientit ka filluar me pastrimin e deponisë së vogël në deponin e kompanisë „Ohis“. Kompania e kontraktuar „Polieko“ ka filluar me përgaditjet për largimin e lindanit dhe izomereve të tij, me çrast nga deponia do të pastrohen 700.000 tonë tokë e kontaminuar. Kjo konfirmon vendosmërinë tonë për të eleminuar pikat e nxehta në vend deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini. 
 
“Në të kaluarën, sasi të mëdha kimikalesh jashtëzakonisht të rrezikshme hiqeshin dhe shkatërroheshin në mënyrë të sigurt, të cilat ishin depozituar për dekada në rrethin e OHIS-it, dhe sot po ndjekim fillimin e pastrimit edhe të lindanit, si një problem historik, zgjidhjes të së cilit i kemi kushtuar shumë vëmendje dhe energji.”, tha Naser Nuredini, ministër i Ambientit.
 
Shefja e Zyrës së UNOPS-it në Maqedoninë e Veriut, tha se në UNOPS janë krenarë që u është besuar menaxhimi i Fondit në partneritet me shumë subjekte që punojnë drejt një qëllimi të përbashkët.
 
“Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar fonde nga donatorët, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet financiare për këtë ndërmarrje jetësore në vend.”, tha Mikela Telatin, shefe e zyrës së UNOPS-it në RMV.
 
Për pastrimin e deponisë së vogël, Ministria ka krijuar bashkëpunim me dy agjenci të Kombeve të Bashkuara, UNIDO dhe UNOPS. Për realizimin e projektit “Heqja e barrierave teknike dhe ekonomike për të filluar rehabilitimin e vendeve të kontaminuara në OHIS Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes Zyrës për Ndotës Organikë të Vazhdueshëm në bashkëpunim me UNIDO si një agjenci zbatuese, siguroi fonde nga GEF në prej 3.100 mijë dollarësh.
 
GYLTENE SINANI