Ekonomi
Programi për reforma ekonomike, Besimi: KE e vlerëson me 61.1% realzimin e programit
13.07.2021 15:15
KE ka vlerësuar me 61.1% realizimin e konkluzave nga programi për reforma ekonomike....

KE ka vlerësuar me 61.1% realizimin e konkluzave nga programi për reforma ekonomike, informoi ministri I financave Fatmir Besimi. Konkluzat janë përfhshirë në dy fusha – politikat makroekonomke dhe reformat strukturore për përmirësimin e klimës së biznesit. Sa I përket konkluzave për periuhën që vijon Besimi tha se do të vazhdohet me ndihmën e sektorëve të goditur nga kriza, do të rriten shpenzimet kapitale, ndërsa do të vazhdohet me pçolitikat e konsolidimit fiskal.
“Ashtu siç e kemi paraparë edhe me rishiimin e buxhetit, ku rriten me 27% shpenzimet kapitale buxhetore, krahasuar me buxhetin inicial, ndërsa krtahasuar me vitin e kaluar rreth 60%. Masat që kanë të bëjnë me rritjen e efikasitetit të planifikimit dhe realizimit të investimeve kapitale, gjegjësisht shpenzimet kapitale do të realizohen nëpërmjet mekanizit capriv për shfrytëzuesit buxhetor, mirëp është në përgaditje e sipër edhe plani për financim të rritjes së përshpejtuar ekonomike.”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.
Konkluzat tjera janë ligji për parneritet private-publik dhe këshilli fiskal. Gjithashtu Besimi theksoi se prioritet do të jet edhe sektori I fuqishëm financiar, përmirësimi I transparencës gjatë miratimit dhe zbatimit të ligjeve, formalizimi I ekonomisë jo formale dhe mënyra e re e financimit të arsimit të mesëm.
ERSAN PAJAZITI
