Skandalet në Eulex, raporti i Simmons, Eulex: Deklarata të pavërteta dhe pa bazë

13.07.2021 17:57

Raportimi i ish-kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons....

Raportimi i ish-kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, për skandalet  e EULEX-it në Kosovë përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet te dëshmitarët, ka shkaktuar një sërë debatesh dhe dilemash në Kosovë.

Ai përmes një video-lidhjeje, tha se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshq të mëdhenj”, duke i dënuar.

“Më thanë se presin të shohin gjykatësit e EULEX-it t’i dënojnë ata. Nëse ju vendosni të hapni një hetim të plotë, unë dua t’ju ofroj detaje të plota të rasteve kur ka pasur ndërhyrje në hetime”, tha Simmons.

Ish-kryegjykatësi i EULEX-it tha se kishte ndërhyrje edhe në e-mailet e tij. Ai tha se dënimet në rastet për krime lufte, siç ishte rasti i njohur si “Kleçka” dhe “Drenica 1 dhe 2” – ku ishin të përfshirë figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – ishin parë nga Brukseli si kruciale për përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndaj  deklarimeve të bëra menjëherë ka reaguar misioni I EULEX-it.

Sipas tyre, deklaratat e Malcolm Simmons janë të pabazuara, të pavërtetave dhe mendime personale. Duke e ditur se ai nuk mund të paditet për shpifje, EULEX thotë se Simmons është angazhuar në një fushatë të qëllimshme dezinformuese lidhur me keqbërjet gjoja ndodhin gjatë kohës së tij në EULEX të cilat kanë për qëllim të shërbejnë motivet konkrete të fshehta.