Bruksel, BE pezullon planin e taksës digjitale

13.07.2021 18:12

Brukseli ka rënë dakord për të ngrirë projektin....

Brukseli ka rënë dakord për të ngrirë projektin e tij për një taksë digjitale europiane, shumë e kritikuar nga SHBA, në mënyrë që të mos rrezikojë marrëveshjen historike mbi taksimin e kompanive shumëkombësheve.

Projektligji i taksave digjitale i BE-së, që do të paraqitet në korrik, është thënë të jetë një nga burimet e reja të planifikuara për të financuar paketën e saj stimuluese prej 750 miliardë eurosh.

Uashingtoni e konsideron këtë projekt diskriminues për kampionët e tij të teknologjisë, si Amazon, Google ose Facebook.

Sekretarja Amerikane e Thesarit, e cila gjendet ne Bruksel ne nje takim me ministrat europian te financave,  i bëri thirrje BE-së për ta rishikuar atë.

Megjithëse nuk është bërë ende publike, Komisioni Europian ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ai do të ishte në përputhje me marrëveshjet e OECD-së dhe se nuk synonte gjigantët amerikanë, por do të prekte mijëra kompani, përfshirë ato në Europë.