Kuvend, ribalanci i buxhetit, vazhdon debati pushtet-opozitë

13.07.2021 18:25

Kanë vazhduar edhe sot përplasjet e deputetëve....

Kanë vazhduar edhe sot përplasjet e deputetëve  nga pushteti dhe opozita në kuadër të punimeve në Komisionin për financa dhe Buxhet ku debatohen amendamentet për  rebalancin e buxhetit.

Për rebalancin janë dorëzuar gjithsej 222 amendamente.

Me këtë amendament propozohet  që të sigurohen mjete  në vlerë prej 307 500 000 denarë  për subvencionimin e  industrisë  së  tekstilit  në  rajonin lindor. Ky ligj është shumë më ndryshe,  pasi që parashihet që mjetet tu  jepen drejtpërdrejtë të punësuarve dhe jo kompanive të kësaj industrie.

Amendamenti nuk pranohet dhe do të jap një sqarim të shkurtër. Në mënyrë dominante në pakon e 5 antikrizë  janë përfshirë dhe 2 paga shtesë për të punësuarit në këtë sektor, gjegjësisht mjetet  u janë dhënë punëdhënësve me qëllim që të përkrahim të punësuarit.

Nuk mundet  të ketë pagesë të drejtpërdrejtë tek të punësuarit, edhe pse ju theksuat se ka parregullsi në këtë aspekt, unë pajtohem me këtë vlerësim. Një pjese  e të punësuarve nuk u janë paguar mjetet  per shkak të problemeve mes punëdhënësit dhe të punësuarit  nga pakot anti krizë.