Tërheqja amerikane nga Afganistani, angazhim i shtuar diplomatik për paqën
Derisa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani....

Derisa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani është afër përfundimit, vendet e rajonit po shtojnë përpjekjet diplomatike mbi fraksionet afgane për të rifilluar bisedimet e bllokuara të paqes, me ndërmjetësim të SHBA-ve për të parandaluar një luftë të plotë civile.
Frika për gjakderdhje të mëtejshme bazohet nga zgjerimi i shpejtë territorial i Talibanëve që kur trupat aleate të SHBA-ve dhe NATO-s filluan zyrtarisht të largoheshin nga vendi në fillim të majit me urdhër të Presidentit, Joe Biden.
Tërheqja e plotë e trupave pritet të përfundojë më 31 gusht.
Grupi islamik ka minimizuar mundësinë e shpërthimit të një lufte civile në Afganistan pas tërheqjes së të gjitha trupave të huaja.
Zalmay Khalilzad, i dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin u kthye në rajon këtë javë për t’u “angazhuar në një diplomaci të vendosur dhe për të punuar në drejtim të arritjes së një marrëveshje paqësore.
Në fund të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara rrëzuan nga pushteti Talibanët pas një operacioni ushtarak ndërkombëtar në Afganistan për shkak se qeveria e këtij vendi po strehonte udhëheqësit e rrjetit terrorist të al-Kaidës.
