Botë

Qindra të arrestuar dhe të zhdukur, viktima në protestat antiqeveritare në Kubë

14.07.2021 10:59

Një burrë ka humbur jetën gjatë protestave të rralla anti-qeveritare në Kubë që kanë tronditur ishullin në ditët e fundit...

Shënohet viktima e parë në demostratat antiqeveritare në Kubë. Qindra të tjerë janë arrestuar ose shpallur të zhdukur, si pasojë e përleshjeve që po tronditin ishullin ditët e fundit.

Presidenti i Kubës thotë se dhunën e  nxitën  manifestuesit dhe forcat e sigurisë nuk po abuzojnë me të drejtat e njeriut. Pavarësisht përpjekjes së qeverisë komuniste për të bllokuar internetin dhe valët e telefonit, për të ndaluar komunikimin mes protestuesve, video të asaj çfarë ndodh vijojnë të shfaqen në rrjete sociale. Shumica e videove  shpërndahen nga të afërm në ekzil jashtë vendit, përfshirë senatorin republikan në SHBA, Marco Rubio. Protestuesit shprehen të lodhur nga mungesat kronike të gjërave elementare. Qeveria e hedh fajin te sanksionet tregtare të SHBA-së.