Shpallet konkursi qeveritar për 194 administratorë
Sekretariati Gjeneral i Qeverisë, publikoi sot konkursin për pranimin e 194 administratorëve të rinj.......

Punësimet do të realizohen përmes Sekretariatit të Marrëveshjes së Ohrit. Sipas konkursit të publikuar, shpallen vende të lira për 73 persona me arsim të mesëm dhe 121 persona me arsim të lartë.
Kandidatët me arsim të mesëm mund të konkurrojnë për vendin e punës “Referent i ri për çështje teknike” (54 vende të lira) dhe “Referent i ri për mbështetje operative rreth çështjeve teknike” (19 vende të lira).
Ndërkohë, kandidatët me arsim të lartë mund të konkurrojnë për vendet e punës si në vijim: “Këshilltar shtetëror për sistem politik (2); “Bashkëpunëtor i ri për çështje të përgjithshme dhe administrative (22);“Bashkëpunëtor i ri për ekonomi dhe administratë biznesi(12); Bashkëpunëtor i ri për çështje administrative(26); Bashkëpunëtor i ri për çështje profesionale dhe administrative (18); Bashkëpunëtor i ri për mbështetje operative rreth çështjeve teknike (32); Bashkëpunëtor i ri për mbështetje operative rreth menaxhimit teknik (9).