Botë

Avioni bën ulje emergjente në Malpensa, u dëmtua nga breshëri

14.07.2021 11:28

Një avion Boeing 777-31H i kompanisë Emirates ka bërë ulje emergjente në aeroportin...

Një avion Boeing 777-31H i kompanisë Emirates ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Malpensës në Itali pasi u godit nga një stuhi e fuqishme breshëri.

Siç shihet dhe fotot, breshëri shkaktoi dëme jo të vogla në trupin e mjetit fluturues.
 
Avioni sapo ishte nisur nga Malpensa dhe kishte si destinacion Nju Jorkun, kur u përfshi nga stuhia.
 
Pilotët bën dy tentativa për t’u ulur dhe mezi ia arritën e fatmirësisht situata përfundoi me kaq pasi nuk pati të lënduar.