Maqedoni
Tabanoc, nis fushata e KRSRR “Vozit i çlodhur“
14.07.2021 13:53
Në pikën kufitare në Tabanoc, Këshilli republikan për siguri rrugore në bashkëpunim me MPB....

Në pikën kufitare në Tabanoc, Këshilli republikan për siguri rrugore në bashkëpunim me MPB organizuan fushatën “Vozit i çlodhur”, si masë preventive për ngritjen e vetëdijes për vozitje të kujdesshme tek ngasësit e makinave.
“Në këtë aks rrugor, që është korridor evropian, kalojnë numër i madh automjeteve, e që për fat të keq ndodhin aksidente të ndryshme edhe me fatalitet. Kjo ndodhë pasiqë qytetarët bëjnë rrugë të gjatë dhe nuk i respektojnë rregullat që çdo dy orë të pushojnë. Andaj ndodhë që vizitësit përshkak të lodhjes ti zen gjymi duke drejtuar makinën.“, tha ndër të tjera kryetarja e KRSRR, Kozhuvarovska.
“Vetëm gjatë muajit korrik të vitit të kaluar në tërë teritorin e RMV 17 veta kanë humbur jetën në aksidente të trafikut, kurse gjatë muajit gusht në aksidente jetën e kanë humbur 19 veta. Andaj shpresojmë se kjo fushatë do të ndikojë pozitivisht tek të gjithë pasagjerët.”, tha ndër të tjera Olivr Spasovski.
Pasagjerëve në kuadër të fushatës iu ndanë fletushka dhe uj I freskët. Ajo që ra në sy ishin disa lëshime teknike në gjuhën shqipe, për të cilat zv. Ministry Nazim Bushi tha se me rëndësi është se janë përgatitur edhe në gjuhën Shqipe:
“Me rëndësi është që ka edhe në gjuhën shqipe. Çështje teknike janë këto, të cilat do të rregullohen me kohë“ tha ndër të tjera Nazim Bushi.
Gjithësesi më së shumti kësaj fushate iu gëzuan mërgimtarët, të cilët, fushatës nuk u desh të presin gjatë në këtë pike kufitare.
“Më së shumti kemi pritur në Serbi, tjetërkund jo, në hungari skemi patur apsolut as pritje as problem, a këtu në Serbi kemi pritur mbi gjysmë ore”, tha një mërgimtarë.
“Shumë mirë kemi kaluar, por këtu në Serbi sic do here ka kolona të gjata, këtu tek pjesa jonë mirë kaloi nuk pati pritje të gjata, kurse te pjesa Serbe pritëm pëafërsisht 1 orë”, tha një mërgimtarë.
Deri sa në pikën kufitare të RMV pasagjerët pritnin vetëm nga disa minuta, tek ana serbe siç deklaruan qytetarët kanë pritur nga një orë.
FATLUM AQIFI
