Maqedoni
Filipçe: Në ngjarje publike, me certifikatë vaksinimi
14.07.2021 14:32
Nga vjeshta është paraparë që në ngjarjet masive në ambiete të hapura dhe të mbyllura do të marin....

Nga vjeshta është paraparë që në ngjarjet masive në ambiete të hapura dhe të mbyllura do të marin pjesë vetëm qytetarët e vaksinuar theksoi minsitri Venko Filipce. Sipas analizave , rreth 85% e personelit mjeksor janë vaksinuar si dhe gjithashtu janë në pritje edhe të analizave të punonjësve në shkolla dhe kopshte. Filipce thotë se qytetarët duhet të vetëdisohen se vaksinimi është shpëtimi I vetëm nga covid 19.
“Askund në botë vaksinimi nuk është obligativ, për këtë arsye duhet të mendojmë për disa zgjidhje alternative, për shembull pjesëmarrja në ngjarje publike qoftë në ambient të hapur apo të mbyllur, në kinema, në ngjarje kulturore, të mund të bëhet vetëm me certifikatë vaksinimi kundër Kovid-19.”, tha Venko Filipçe, minsitër i Shëndetësisë.
Filipçe: Në korrik, do të vaksinohen rreth 500,000 njerëz
Minsitri Filipce tha se kapicitetet e vaksinimit janë aq të dimensionuara sa saqë mund të vaksinohen nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë mijë qytetarë, kur kishte termine të caktuara. Minsitri tha se në vend po paraqiten mutacione te reja të cilët janë shumë të transmetueshme.
“Vlerësimi ynë është që deri në fund të korrikut, rreth 500,000 njerëz do të vaksinohen me një dozë dhe afërsisht sa më shumë të rivaksinuar. Ne i përdorim të gjithë mekanizmat për një fushatë intensive. Dhe në shtëpitë e shëndetit në terren me punonjës shëndetësorë, njoftime për vendet ku do të kryhet vaksinimi në terren.”, tha Filipçe.
Në tre ditët e fundit pasi ka filluar vaksinimi në terren, rreth 30% janë vaksinuar deri më tani, vaksinimi në terren do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. Deri më tani, rreth 400,000 qytetarë janë vaksinuar dhe 250,000 qytetarë janë rivaksinuar.
REJHANE BUSHI METAJ
