Maqedoni

"Kiko" aplikacioni digjital, lexues audio për të verbërit

14.07.2021 14:48

"Kiko", është aplikacioni digjital për lexim audio, i destinuar për të verbërit dhe personat me shikim të dobësuar.....

"Kiko", është aplikacioni digjital për lexim audio, i destinuar për të verbërit dhe personat me shikim të dobësuar. Ky lexues do t'u sigurojë personave të verbër pavarësi më të madhe në  jetën e përditshme. Aplikacioni "Kiko" do të jetë falas, i disponueshëm në versionin mobile dhe për desktop, tani në maqedonisht dhe për disa muaj edhe në shqip.
 
“Deri më sot personat me shkim të dëmtuar,  përdornin aplikacione nga shtetet e tjera, me një zë robotik, të papërshtatshëm dhe që nuk  kuptohej plotësisht. Në fazën përfundimtare ështe edhe “Hana”, aplikacioni në gjuhën shqipe për qytetarët që kanë shqipen gjuhë amtare. Aplikacioni mund të përdoret edhe nga qytetarët e rajonit me shikim të dëmtuar, që flasin gjuhën shqipe.”, tha Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikave Sociale.
 
“Aplikacioni Kiko është një moment i rëndësishëm në angazhimin shumëvjeçar të UNDP për të mbështetur aktorët vendas në  përmbushjen e angazhimin e tyre për zbatimin e Konventës Ndërkombëtare e cila thekson se të gjithë personat me aftësi të kufizuara duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut, por ai gjithashtu synon të mbrojë dinjitetin e tyre. Shpresoj që aplikacioni të jetë baza për zhvillimin e mëtejshëm të produkteve të ngjashme digjitale që do ta bënin jetën pak më të lehtë për njerëzit me aftësi të kufizuara.”, Narine Sahakyan, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së.
 
Për të verbërit dhe personat me shikim të dobët, ky është një hap i madh përpara në pavarësinë e tyre dhe në heqjen e pengesave me të cilat janë përballur deri tani.
 
“Ky mjet audio ka një rëndësi të madhe sepse tani ne mund të punojmë në mënyrë të pavarur me celularë dhe kompjuterë, për të shkruar, për të lexuar, për të dërguar mesazhe, email, për të lexuar tekste më të gjata, libra elektronikë. Cilësia po përmirësohet dhe në lëvizjen për të kryer të gjitha detyrat e punës. Në procesin arsimor ka një rëndësi të madhe në shkollat fillore, të mesme, si dhe gjatw studimit për të lexuar dhe gjetur materiale në mënyrë që të përmirësojmë dhe të kemi rezultate të larta tek anëtarët tanë.”, tha Zharko Selkovski, kryetar  i Unionit Kombëtar të të Verbërve
 
Lexuesi audio,  u krijua me iniciativë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në partneritet me Unionin Kombëtar të të Verbërve. 
 
SEDAT SELIMI