Maqedoni
Çmimi i energjisë elektrike, qytetarët: Na gënjyen, premtuan se s’do dëmtohemi
14.07.2021 15:02
Këtë muaj qytetarët do të paguajnë fatura me çmimin e ri të energjisë elekrtike....

Këtë muaj qytetarët do të paguajnë fatura me çmimin e ri të energjisë elekrtike, e cila me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës do të jetë më i lart për 12.3%, por jo edhe me çmim të ulët të TVSH-së. Ligji për uljen e TVSh-së nga 18 në 5% për momentin gjendet në Kuvend, ku duhet të merr dritë të gjelbërt nga deputetët. Qytetarët ndjehen të zhgënjyer, pasi shpresonin për fatura më uë ulta këtë muaj.
“Ato njëherë na thanë se do ta zbresin, tani thonë të kundërtën. Njerëzit siç janë të varfër, të varfër do të mbeten gjthnjë. Turp është të shohim se ku punojnë njerëzit tanë”....
“Standardi është katastrof. Rryma ka me hyp, rrogat njësoj. Normal që është rëndë.”, thanë qytetarët e anketuar nga TVM2.
MEPSO: Fatura më të ulta, pasi ligji të kalojë në Kuvend
EVN konfirmon që faturat për korrikun do të përgatiten me një çmim më të lartë. Drejtori i MEPSO-s Kushtrim Ramadani thekson se e vetmja rrugëdalje për të shmangur faturat e larta është votimi i ligjit per ulje të TVSH-së në Kuvend deri në fund të muajit. Kjo sipas tij, automatikisht do të mundësonte që faturat të jenë më të lira për diku prej 0.7%.
“Me sa di unë propozim ligji nga Ministria e Financave është dërguar në Kuvend dhe pritet që kuvendi ta miratojë ligjin, me qëllim që konsumatorët ta paguajnë çmimin më të ulët të energjisë elektrike. Do të kisha apeluar deri te deputetët, duke pasur parasysh që edhe opozita doli me të njejtin propozim për uljen e TVSh-së, që sa më shpejtë të votohet në Kuvend.”, tha Kushtrim Ramadani, drejtor i MEPSPO-s.
Ndryshimet në ligjin për TVSH javën e kaluar kaluan në debat në komision. Tani pritet të vendoset në rend dite në seancë plenare, eventualisht më 17 ose 22 korrik. Premtimi i Qeverisë ishte se TVSH-ja do të ulet në korrik kur u shtrenjtua energjia elektrike, në mënyrë që qytetarët të mos marrin fatura më të shtrenjta, gjë që nuk ndodhi.
ERSAN PAJAZITI
