Maqedoni
Rezoluta e VMRO–DPMNE-së, Mucunski: Ftojmë partitë në unitet
14.07.2021 15:24
VMRO–DPMNE fton të gjitha partive politike të bashkohen rreth rezolutës së propozuar për të mbrojtur interesat...

VMRO–DPMNE fton të gjitha partive politike të bashkohen rreth rezolutës së propozuar për të mbrojtur interesat shtetërore dhe nacionale për të ndihmuar eurointegrimet. Vetëm në këtë mënyrë do të forcohen pozicionet shtetërore kundrejt fqiut lindor, konsiderojnë nga partia e Mickovskit. Ndërkohë kërkojnë nga LSDM të mos kundërshtojë rezolutën me arsyetime që s’kanë të bëjnë me përmbajtjen e së njëjtës.
“Obligim I kreut shtetëror është që të bashkojë e jo të ndaje, ndërkaq LSDM e bën këtë të dytën. VMRO – DPMNE nuk do të lejojë që rezoluta të bëhet objekt i kalkulimeve politike. Ne vlerësojmë që miratimi i kësaj rezolute është e një rëndësie të veçantë për përshpejtimin e perspektivës europiane, përforcimin e sovranitetit kombëtarë dhe shtetëror të Maqedonisë. Qëllimi i rezolutës nuk është që të lëkunden pozicionet e Maqedonisë, por të ndihmohet në drejtim të mbrojtjes së interesave nacionale.”, tha Timço Mucunski nga VMRO–DPMNE.
LSDM: Jo respektim selektiv i kushtetutës
Nga LSDM s’heqin dorë nga qëndrimi I tyre se dispozitat kushtetuese nuk mund të respektohen pjesërisht dhe akuzuan liderin e opozitës Mickovski se po vazhdon me sjellje të papërgjegjshme.
“Deputetët e LSDM-së, e propozojnë rezolutën që të miratohet apo që të bllokohet si pasojë e patriotizmit të rremë që kanë? Hristijan Mickovskit dhe VMRO – DPMNE –së mund të mos u pëlqejë, por dispozitat kushtetuese maqedonase nuk mund të respektohen në mënyrë selektive. Pozicionet shtetërore janë të qarta dhe të fuqishme, dhe do të fuqizohen akoma më shumë nëse VMRO pranon marrëveshjen e Prespës, që mundësoi anëtarësimin në NATO me gjuhën dhe identitetin e pranuar ndërkombëtarëisht.”, thuhet në kumtesën e social demokratëve.
Përderisa social demokratët të prerë se s’do participojnë në mbështetje të rezolutës së ngritur nga VMRO – DPMNE, partitë shqiptare janë shprehur të përmbajtura. Rezoluta synon mbrojtjen e identitetit maqedonas, gjuhës dhe historisë të argumentuar me qëndrimet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, universitetit Shën Krili dhe Metodij dhe Kishës Ortodokse Maqedonase.
MERALE ISMAILI
