Maqedoni
Ligji i ri për ndërtime, Boçvarski: Në bashkëpunim me ekspertët e fushës
14.07.2021 15:37
Ligji i ri për ndërtim, parashikon shkurtimin e procedurave për nxjerrjen e akteve të ndërtimit....

Ligji i ri për ndërtim, parashikon shkurtimin e procedurave për nxjerrjen e akteve të ndërtimit, heqjen e numrit të tepruar të pëlqimeve për ndërtim, si dhe kategorizimin e të gjitha ndërtimeve. Ministri Bocvakrski thotë se me zgjidhjen e re ligjore është menduar edhe për zonat e mbrojtura. Ndryshimi I tërësishëm i ligjit sipas Boçvarskit, bëhet sepse ligji i vjetër kishte nevojë për ndryshime në çdo nen.
“Gjëja më e rëndësishme në zgjidhjen e re ligjore është se në të e gjejnë veten të gjithë si ata që kanë ndërtime shumëkatëshe, ashtu edhe ato të inxhinierisë civile, si dhe çdo fushë që punon në këtë sektor. Ne nuk duam të krijojmë me cdo kusht një ligj që do të ishte po aq i dëmshëm sa ai i mëparshmi. Prandaj, në periudhën e kaluar, i gjithë publiku profesional, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë aktorët e tjerë të përfshirë në këtë çështje morën pjesë në krijimin e këtij ligji të ri me propozimet dhe zgjidhjet e tyre.”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Shumëkatëshja te “Holidei In”, opozita e akuzon, Boçvarski s’ndjen përgjegjësi
Opzita ndërkohë akuzon se pushteti mendon vetëm për përfitime nga ndërtimtaria. Shkas i akuzës ishte ndërtimi i rrokaqiejve përballë hotelit “Holidej In”. VMRO vlerson se në mënyrë të paligjshme LSDM ka rritur hapsirën e parcelës ku parashikohet të ndërtohet.
“LSDM ka rritur parcelën për rrokaqiejt tek Holiday In për 4 herë, edhe atë nga 4,000 m2 në 13,000 m2. Parcela fillestare për rrokaqiejt ishte 4,000 m2, dhe me shitjen në 2018, mes moratoriumit për ndërtim, mes gënjeshtrave për një park, parcela bëhet prej mbi 13,000 m2. Këto janë standardet e dyfishta të LSDM-së për Qendrën, para njerëzve flasin për parqe, dhe në prapavijë po zaptojnë parcela për betonim.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Megjithatë Boçvarski nuk ndjen përgjegjësi për truallin ku është paraparë ndërtimi i rrokaqiejve, sepse siç thotë është formuar komisioni i ekspertëve dhe Ministria nuk ka kompetencë që të ndryshojë plane për cilëndoqoftë komunë.
“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk sjell plane të detajuara urbanistike në Qendër, as nuk pezullon planet urbanistike të detajuara në ndonjë komunë. Këtë e bënë ekskluzivisht komuna me këshillin.”, tha Boçvarski.
Bocvarski shtoi se Komuna Qendër në këtë drejtim ka sjellur edhe moratorium për planet urbanistike por por pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar këtë procedurë mbi moratoriumet të gjitha planet janë në fuqi.
GAZMEND KURTISHI
