Botë
Rëndohet situata në Deçan, IKSH: Shkak i helmimit nuk është uji
14.07.2021 17:09
Komuna e Deçanit shpalli të marten gjendje emërgjente pasi rreth 1.500 banorë kërkuan ndihmë mjekësore...

Komuna e Deçanit shpalli të marten gjendje emërgjente pasi rreth 1.500 banorë kërkuan ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit. Që nga e shtuna e deri më sot me simptoma të helmimit trajtim kanë kërkuar 1 mijë e 62 paciente, e veëm këytë të mërkurë, kësaj liste I janë shtuar edhe 300 të tjerë
“Në 24 orët e fundit jan gjithsejt 310 pacient mesimptomatologji të njejt siç kan qen ditëve të para. Ndërsa që nga 10 deri më 14 janë gjithsejt 1 mijë e 62 paciente,prej ores 7 të mëngjesit e deri në mesditë mjekim kanë kërkuar 55 qytetarë të kësaj komune.”, Selmon Berisha, Dr.Q.K të Mjekësisë Familjare në Deçan.
Por analizat mikrobiologjike të mostrave të ujit, kanë rezultuar negative. Por pavarsisht këtyre rezultateve, ditëve në vazhdim do të merren sërish mostra për testim. Analizat janë kryer në laboratoret mikrobiologjike të IKSHPK-së, për të mësuar nëse ky rast ka të bëjë me kontaminim. nuk ka megjithatë një sqarim se cfarë shkaktoi helmimin e qytetarëve të Decanit.
GYLTENE SINANI
