Maqedoni

Ligji për uljen e TVSH-së për energji, nesër në Kuvend

14.07.2021 17:57

Kuvendi do të debatojë nesër në seancë plenare uljen e TVSH-së së energjisë elektrike...

Vendimi për ta përshpejtuar seancën, erdhi pas reagimeve të qytetarëve  se faturat e energjisë elektrike do të jenë më të larta këtë muaj.   

Por, edhe nëse deputetët japin nesër aminin ndryshimeve ligjore, për uljen e  TVSH-së nga 18 në 5 %, qytetarët për 15 ditët e kaluara do të tarifohen me çmim më të lartë të energjisë elektrike prej 12.3 për qind, plus 18 për qind TVSH në varësi të faktit se kur inkasatorët lexojnë matësit.