Maqedoni
Ambasadori turk në Shkup paralajmëron RMV-në në lidhje FETO-n
14.07.2021 21:15
Ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök...

Ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, thotë se Turqia do të ndjekë personat e lidhur me organizatën e ashtuquajtur terroriste FETO.
Sipas tij të gjitha dosjet u janë përcjellë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Me rastin e 15 korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, ambasadori Sekizkök theksoi se strukturat e FETO-s janë të pranishme në Maqedoninë e Veriut, nën petkun e identiteteve si institucion arsimor dhe kompani tregtare.
“Përfundimi i aktiviteteve të strukturave të FETO-s në Maqedoninë e Veriut dhe deportimi i personave të lidhur me FETO-n do të jenë hapa konkrete në drejtim të bashkëpunimit tonë bilateral në luftën tonë kundër terrorizmit. Dua të përsëris pritjet tona në këtë drejtim. Përpjekjet tona për të përmbysur strukturimin e FETO-s jashtë vendit do të vazhdojnë me vendosmëri. Kemi kërkesa për dëbim për 86 persona, nga Maqedonia e Veriut, 20 prej tyre janë për ekstradim. Të gjithë këto dosje u janë përcjellur autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Por deri më sot nuk është hedhur asnjë hap nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, as në lidhje me kërkesat tona për dëbim e as për ekstradim”, tha Sekizkök.
