Gjermani, përmbytje masive, 6 të vdekur dhe 30 të zhdukur

15.07.2021 11:10

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën...

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 30 persona konsiderohen zhdukur pas disa përmbytjeve masive në Gjermani, në qytetin perëndimor të Schuld.

Vërshimi i ujërave shkatërroi 6 shtëpi dhe dëmtoi 25 të tjera. Autoritet thanë se reshjet e mëdha të shiut bënë që lumenjtë lokalë të dalin nga shtretërit e tyre, duke përmbytur krejtësisht zonën.

Policia tha se situata në qytetin e përmbytur mbetet e paqartë ndërsa autoritetet gjermane po i nxisin njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë emergjencës.

Përmbytje në Holandë, rrugë dhe podrume nën ujë, nuk ka viktima

Përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në Luksemburg dhe shërbimet e urgjencës në Hollandë kanë paralajmëruar se ata janë të mbingarkuar dhe nuk mund t'u përgjigjen të gjitha thirrjeve.

Përparësi u jepet njerëzve të bllokuar në rrugë të përmbytura ose shtëpi ku përmbyten bodrumet.

Njëzet e shtatë njerëz tashmë janë shpëtuar këtë mëngjes. Rreth Rochefort lumenjtë Lesse dhe Lomme kanë përmbytur plotësisht luginat e tyre dhe uji vazhdon të rritet.