Ukrainë, incident bërthamor në Zaporozhia, asnjë rrezik
Incidenti në centralin bërthamor në Zaporozhia në Juglindje të Ukrainës nuk përbën aspak kërcënim........

Ministri i Energjisë në Ukrainë, Volodymyr Demçyshyn, tha se incidenti ka ndodhur të premten në një prej 6 blloqeve të ndodhura në Zaporozhia, aty ku ndodhet centrali më i madh bërthamor i Europës.
Incidenti është shkaktuar nga një qark i shkurtër në sistemin energjitik të saj. Incidenti nuk ka qenë i lidhur aspak me prodhimin e energjisë, tha Demçyshyn në një konferencë për shtyp.
Ai shtoi se pret që centrali të rikthehet në aktivitetin normal më 5 dhjetor. Një shpërthim i fuqishëm dhe rënie zjarri në centralin e Chernobilit, në Ukrainën e vitit 1986 që rezulton edhe aksidenti më i rëndë bërthamor i botës, u shkaktua nga një gabim njerëzor dhe një seri shpërthimesh të tjera çuan re të dendura me pluhur radioaktiv mbi Europën Veriore dhe Perëndimore dhe incidenti i fundit ngjalli panikë në popullatën e mbarë botës.
Instituti francez për Sigurinë Bërthamore IRSN bëri të ditur se nuk kishte kapur asnjë radioaktivitet të pazakontë në Ukrainë, pas incidentit të së premtes, ndaj dhe ngjarja nuk përbën aspak rrezik për popullsinë e zonës apo mjedisin.
