Moti i keq në Europë, përmbytje në Gjermani, Belgjikë, Zvicër dhe Holandë

15.07.2021 11:47

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën....

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 30 persona konsiderohen zhdukur pas disa përmbytjeve masive në Gjermani, në qytetin perëndimor të Schuld.

Vërshimi i ujërave shkatërroi 6 shtëpi dhe dëmtoi 25 të tjera.

Autoritet thanë se reshjet e mëdha të shiut bënë që lumenjtë lokalë të dalin nga shtretërit e tyre, duke përmbytur krejtësisht zonën.Shirat e dendur shkaktuan përmbytje edhe në disa zona në jug të Belgjikës.

Vërshimet e ujit kanë dëmtuar automjete, rrugë dhe ndërtesa.Janë raportuar dhe probleme në furnizimin me energji elektrike, teksa autoritetet belge kanë aktivizuar planin e fatkeqësisë natyrore për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

Situatë e njëjtë edhe në Holandë.

Autoritetet lëshuan një alarm të kuq për përmbytje pasi vendi është mbërthyer nga stuhitë e rënda. Edhe në Zvicër janë raportuar dëme të shumta materiale.

Stuhia e ashpër në Zyrih ka shkaktuar përmbytje dhe kaos në metodat e udhëtimit. Rrugët janë dëmtuar, teksa qarkullimi është vështirësuar për shkak të rrëzimit të pemëve. Ka paralajmërime edhe për rrëshqitje dheu.