Maqedoni

Covid 19, 26 të infektuar 8 të shëruar, asnjë viktim

15.07.2021 14:16

Raporti i 24 orëve të fundit për gjendjen epidemiologjike në vend I minsitrisë së shëdnetësisë njofton për rritje të lehtë të rasteve pozitive....

Raporti i 24 orëve të fundit për gjendjen  epidemiologjike në vend I minsitrisë së shëdnetësisë njofton për rritje të lehtë të rasteve pozitive. Nga 2866 teste të kryera, janë regjistruar 26 raste pozitive prej të cilëve 13 në Shkup, në Tetovë-5, Gostivar-3, Kërçov-2 si dhe në Kumanov dhe Prilep nga një i infektuar. Gjithashtu  janë regjistruar  8 pacientë të shëruar dhe  asnjë viktimë. Numri i rasteve aktive është rritur në 225, pjesa më e madhe e të cilëve janë në Shkup ku ka 86 raste aktive dhe në Tetovë aktualisht ka 73 raste aktive.

Arifi: Rastet pozitive në Tetovë me simtome të lehta                

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi thot se edhe pse së fundmi po shënohet rritje e numrit të infektimeve me COVID-19 në Tetovë, të gjitha rastet janë me pasqyrë të lehtë klinike. Rritja e interesimit të tetovarëve për tu testuar me qëllim udhëtimi po rezulton me raste të reja pa simtome apo me gjendje të lehtë klinike, thot Arifi.

“Çështja e parë është se kemi një numër të madh të njerëzve që qëndrojnë në qytet kurse e dyta, një numër I madh I njerëzve kryejnë testime PCR për shkak të udhëtimeve dhe për këtë shkak numri është më I madh. Nga takimi që kemi patur me Qendrën Klinike, na thanë se për momentin nuk kanë pacientë me pasqyrë të rëndë klinike.”, tha Teuta Arifi, kryetre e Tetovës.
 
Arifi poahstu pret që deri në fund të Korrikut numri i personave që kanë marrë dy doza të vaksinave në Qendrën e Vaksinimit në Tetovë të arrijë në 35 mijë qytetarë. 
 
MSH: Mbi 440 mijë qytetarë në vend janë vaksinuar 
 
Ndërkohë nga ministria e shëndetësisë kanë njoftuar se deri më tani  mbi 440 mijë qytetarë në vend janë vaksinuar ndërsa 259.894 qytetarë u rivaksinuan. Dozën e parë të vaksinës të mërkuren e morën 5.401 qytetarë ndërsa u vaksinuan gjithsejt 12.821 qytetarë. Mundësia për tu vaksinuar pa termin ka ndikuar në rritjen e interesimit të qytetarëve për tu vaksinuar me vaksinën anti kovid. 
 
REJHANE BUSHI METAJ