Botë
Vërshime në Gjermani, 21 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur
15.07.2021 14:46
Të paktën 21 persona kanë vdekur ndërsa dhjetëra të tjerë janë zhdukur...

Të paktën 21 persona kanë vdekur ndërsa dhjetëra të tjerë janë zhdukur, pas vërshimeve në pjesën perëndimore të Gjermanisë, ku janë dëmtuar dhjetëra shtëpi, kanë beret ë ditur autoritetet lokale. Policia ka bërë të ditur se trupat e pa jetë janë gjetur në disa lokacione, pasi gjashtë shtëpi janë shkatrruar në rajonin Ajfel, ndërsa edhe të paktën 25 shtëpi të tjera në rajonin Shuld janë në rrezik. Vërshimet përveç që kanë tronditur qytearët, rreth 135 mijë banorë të rajonit të Rajna-Vestfalisë Veriore kanë mbetur pa energji elektrike.
“Nëpër shtëpi ka balt. Ura u rrënua, uji vërshoi gjithçka, të gjitha shtëpitë. Kjo është gjendje e jashtëzakonshme sin ë Luftën e Dytë Botërore.”, tha një qytetar.
“Energjia elektrike mesiguri është ndërprerë në tër rajonin. Këtë që e shihni këtu është më e keqe se bombardimi, Me të vërtetë është e tmerrshme.”, u shpreh një qytetar.
Banorët e rajoneve të prekura po ndihmohen nga ekipet e shpëtimit, ndërsa në ndihmë ka dalur edhe armata. Metereologët me lajme jo të mira. Rreshje të shiut në pjesën jug perëndimore të gjermanisë do të ketë deri të premten në mbrëmje. Rreshjet kanë shkatuar vërshime edhe në province jugore holandeze Limburg, derisa rritet rreziku për vërshime edhe në Zvicër.
“Nëse rriten sasitë e ujit, ka rrezik që penda të shpërthej. Në atë rast të pagtën gjysma e ujit do të dershej. Në rajon ka edhe rajone bujqësore edhe banesa, të cilat patjetër duhet të evakuohen.”, thonë autoritetet.
Me vërshime po përballen edhe një pjesë e Turqisë dhe Belgjikës, prej ku njoftohet për shtëpi të dëmtuara.
GYLTENE SINANI
