Maqedoni

Korrupsioni në gjykata, mosbesim i lartë i qytetarëve në gjyqësor

15.07.2021 15:08

Mosbesim i lartë i qytetarëve te gjykatat e vendit, pasi 81% e tyre konsiderojnë se sistemi i drejtësisë është më i korruptuari....

Mosbesim i lartë i qytetarëve te gjykatat e vendit, pasi 81% e tyre konsiderojnë se sistemi i drejtësisë është më i korruptuari. Edhe 20% e ankesave të qytetarëve të adresuara deri te komisioni antikorrupsion shfaqin paknaqësitë e tyre ndaj vendimeve gjyqësore, nën ndikimin e korrupsionit.
 
“Sa për ngushllim kjo përqindje është e pak më e ulët nga viti paraprak, megjithatë është e lartë. Nga hulumtimet e zhvilluara të Institutit Republikan IRI nga periudha mars – prill 2021, gjithashtu është vërejtur gjendje shqetësuese në këtë fushë, e që ishte shkak për orgainizmin e këtij debati.”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Antikorrupsion.
 
Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq tha se për një sistem të qëndrueshëm gjyqësor, ligjet duhet të vlejnë për të gjith njësoj në praktikë përfshi edhe gjykatësit. 
 
“16 gjykatës, nga fillimi I kornizës së re ligjore janë shkarkuar dhe kjo dëshmon se kjo metodologji e re funksionon edhe në praktikë. Kuptohet se këto janë procese që marrin epilog në gjykatën supreme, megjithatë aktiviteti I Këshilit gjyqësor në këtë drejtim është për t’u lavdëruar.”, tha Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.
 
Nga gjykata supreme, ku vendimet kalojnë filtrin përfundimtarë, konsiderojnë se gjykatësit nuk janë shkarkuar vetëm për korrupsion por për jorpofesionalizëm, por që është një tregues i mjaftueshëm për përfshirjen e tyre në veprime korruptive.
 
“Nëse nisni nga statistika dhe analiza e lëndëve të përfunduara, dikush do të thotë nuk ka korrupsion por kjo është rezultat i punës joprofesionale. Nuk është e vërtetë, edhe joprofesionalizmi tregon se diçka qëndron pas gjith kësaj.”, tha Mirjana Llazarova Trajkovska, gjykatëse.
 
Nga insituti republican IRI, hulumutes të situatës në gjyakat, thonë se për tu ulur korrupsioni trajtimi I gjykatësve ndaj qytetarëve duhet të jetë i njëjtë.
 
“Mënyra e vetme që të ndryshojë ky nivel I mosbesimit është që në vepër të shikohet se si barabartë do të trajtohen të gjithë njerëzit, do të zgjidhen rastet në korniza adekuate kohore, njëjtë do të gjykohen edhe raste të larta politike, të biznesit si dhe njerëzit e rëndomt të cilët kanë hyrë në ndonjë proces gjyqësor.”, tha Ilina Mangova nga IRI.
 
Në debat u detektuan shumë faktorë të cilët ndikojnë në korrupsion sikurse buxheti I ulët, pagat dhe kushtet në të cilat punojnë gjykatësit dhe prokurorët publik.
 
MERAL ISMAILI