Maqedoni

Kuvend, miratohet ulja e TVSH-së për energjinë nga 18 në 5%

15.07.2021 16:45

Kuvendi ka miratuar propozimin për uljen e TVSH-së për energji elektrike nga 18 në 5%....

Kuvendi ka miratuar propozimin për uljen e TVSH-së për energji elektrike nga 18 në 5%. Por paraprakisht pushteti dhe opozita janë përplasur rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe efekteve që pritet ti jep ulja e TVSH-së. Opozitarja VMRO-DPMNE ka thënë se do ta mbështes propozimin edhe pse efektet do të jenë afat shkurtëra. Edhe ASH-Alternativa e quajtën mashtrim këtë propozim të qeverisë. Por nga LSDM thonë se kjo do të jetë në interes të qytetarëve pasi do të marrin fatura më të ulëta për enegji elektrike.

“Ky është një lajmë i mirë  qytetarët të ndjejnë ndihmë nga shteti në këtë koh krize por që nuk është e vërtetë pasi që faturat do të mbeten të njejta pasi që krre vendosi që cmimi i energjisë elektrike të rritet për 12.5 përqind dhe kështu do të neutralizohet ulja e tvsh-së nga 18 në 5 përqind. Këtë ligj vetëm përse është në të mirën e qytetarëve VMRO do ta mbështesë por që ky ligj nuk është i kompletuar dhe që pasojat mund ti ndjejmë në vitet e ardhëshme.”, tha Dimco Mucunski nga VMRO.
 
“Jemi këtu për të demaskuar edhe një herë politikën mashtruese të Qeverisë në raport me uljen e TVSH-së nga 18% në 5% për amvisëritë, për faktin që në Komisionin për Financa dhe Buxhet, edhe pse koalicioni jonë pati propozuar nëpërmjet amandamentit që TVSH nga 18% në 5% të vleje për 10 vitet e ardhshme dhe jo vetëm për 1 vit aq sa e ka paraparë Qeveria, ky propozim i joni nuk u pranua, me të cilën na bën neve edhe një herë të vërtetojmë mashtrimin politik të Qeverisë, qëllimin e vërtetë që t’u shërbejë vet Qeverisë për politikat e tyre zgjedhore që do vlejë vetëm për vitin zgjedhor. Mirëpo, nuk e ka për qëllim ndihmën e vërtetë të qytetarëve që mund t’u jipet nëpërmjet zvogëlimit të TVSH-së, sidomos tani që kemi rritje të energjisë elektrike prej 12,36%.”, tha Ilire Dauti nga ASH-alternativa.
 
Nga LSDM thonë se qeveria është e përkushtuar në uljen e tatimeve dhe në vazhdimësi do të punojë në këtë aspekt.
 
“Me këtë ligj ne kemi për herë të parë ulje të tvsh-së të energjisë elektrike. Nuk është e vërtetë se kompanitë do të dëmtohen pasi që kompanit kanë të drejtën e kthimit të TVSH-së. Sëbashku me çmimin e uljen e TVSH-së për uj të pijshëm dhe uljen e cmimeve të medikamenteve vazhdojmë me uljen e TVSH-së për energji elektrike.”, thonë nga LSDM.
 
Prej 1 korrikut vlen cmimi më ilartë për energjinë elektrike 12.3 përqind të cilën e ka miratuar komisioni rregullator për energjetikë. Kjo do të thotë se nga fillimi I muajit deri në datyën kur ligji do të hyn në fuqi qytetarët do të paguajnë cmim më të lart për kilovat orë dhe 18 përqind TVSH.
 
GAZMEND REXHEPI