Maqedoni
Pakomak, makineri për reciklim të mbeturinave
15.07.2021 16:16
Shkupjanët mund t’i përdorin viding makineritë për t’i hedhur mbeturinat e paketimit....

Shkupjanët mund t’i përdorin viding makineritë për t’i hedhur mbeturinat e paketimit, dhe për në këmbim ata marrin “pikë të gjelbërta” që mund t’i përdorin për të blerë produkte nga Vero, si dhe për pagesën e shërbimeve komunale dhe publike. Veding makineritë do tu shërbejnë qytetarëve që t’i selektojnë dhe t’i hedhin mbeturinat në një vend të përshtatshëm prej ku do të riciklohen.
“Instalimi i këtyre makinave shitëse kthyese i jep një dimension të ri mbetjeve të paketimit për të gjithë ne si qytetarë. Na është dhënë mundësia që me vetëdije ti selektojmë mbetjet dhe t'i hedhim ato në një vend të përshtatshëm, nga ku do të përdoren si lëndë e parë sekondare përmes procesit të riciklimit dhe do të fitojë vlera të reja të përdorimit.”, tha Naser Nuredini, Ministri i Mjedisit.
“Makineria jonë ndryshon nga konceptet e tjera në vendet evropiane sepse kur qytetarët e hedhin aty një shishe plastike ose një kanaçe, ata marrin pika të gjelbra në celularin e tyre që kanë një vlerë të caktuar financiare dhe të cilat mund t'i shndërrojnë në kupona me të cilat mund të blejnë gjëra.”, tha Filip Ivanovski, drejtori gjeneral i Pakomak.
“Që nga viti I kaluar në një diskutim me kolegët dhe partnerët nga Pakomak, ne pamë përfitimet në formimit dhe krijimin të një makine të tillë riciklimi dhe është thelbësore që sot të kemi tashmë një prototip më të mirë, një model më të mirë se ai që u bë disa muaj më parë.”, tha Sibil Zuter, ambasadore e Zvicrës.
Veding makina është një produkt vendor nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit dhe Fondi i Inovacionit.
SEDAT SELIMI
