Botë
OBSH: Numri i të infektuarve dhe viktimave po rritet
15.07.2021 17:13
Numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga virusi koroa po rritur sërish...

Numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga virusi koroa po rritur sërish, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas OBSH-së kjo po ndodh për shkka të ngadalësimit të procesit të vaksinimit, si dhe heqjes së masave përfshi mosmbajtjen e maskave. Përhapja e variantit Delta të këtij virusi është duke shtuar poashtu numrin e rasteve. Numri i të vdekurve është rritur javën e kaluar, pas nëntë javëve të rënies, ka thënë OBSH.
Kjo Organizatë ka regjistruar më shumë se 55,000 jetë të humbura në gjithë botën, apo rritje prej 3 për qind nga java e kaluar. Numri i të infektuarve është rritur për 10 për qind. Numri më i madh I infektimeve është regjistruar në Brazil, Indi, Indonezi dhe Britani të Madhe. Varianti Delta tani është identifikuar në 111 shtete dhe pritet të bëhet variant dominues në muajt në vazhdim.
