Maqedoni

Gjykatësit porostë, Tufekgjiq: Nevoiten ndryshime ligjore

15.07.2021 17:42

Rasti "Tenderët" ku është e akuzuar ish Ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska Milevska...

Rasti "Tenderët" ku është e akuzuar ish Ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska Milevska mund të vazhdojë aty ku ka mbetur nëse për atë dakordohen avokatët dhe prokurori, brifojnë nga gjykata penale. Në të kundërtën gjykimi që është në fazën e fjalëve përfundimtare do të fillojë nga e para përshakak të gjykatësit të shkarkuar porotë. Nga aryse të njejta nuk dihet se si do të jetë vazhdimi i rastit "Titanik", "Talir" dhe "Toplik".
 
Që të tejkalohen ngexjet dhe problemet e shpeshta që krijohen me pensionimin e gjykatësve porotë, Gjykatësi Vlladimir Tufekgjiq propozon ndryshime të vogla në ligji ku porotëve do tu vazhdohet angazhimi deri në përfundim të procesit. Sipas tij nevoiten ndryshime edhe në pjesën ku vepat penale ku dënimi është deri në 15 vite, të gjykojë gjykatësi vetëm dhe jo në Këshill.
 
“Duke pasur parasysh faktin se përsëritja e gjykimit apo kthimi I sajë nga e para bëhët pikërisht përshkak të ndërrimit të antarit të Këshillit që gjykon, atëherë ipen kahje për të intervenuar në ligj që të lejohet që gjykatësi porootë me kërkesë të kryesuesit të Këshillit ti vazhdohet mandate deri në përfundim të procedurës penale në lëndë të komplikuar penale, apo ti mundësohet antarit të ri të njohet me dëshmitë materiale jasht seancës gjyësore dhe ajo të konstatohet. Sa I përket dëshmive verbale gjendja është pak më ndryshe se mos dëgjimi I drejtëprdrejtë i dëshmitarit mund të ndikojë në krijimin e vendimit. Por në qoftëse gjykatësi i ri porot nuk insiston atëherë mund vetëm të lexohen.”, tha Vlladimir Tufekgjiq, gjykatës.
 
Xholev: Përmes porotëve, qytetarët kyçen në proces
 
Në konkursin e fundit për 50 gjykatës porostë janë paraqitur vetëm 15 kandidat. Interesi i dobët ka të bëjë pjesërisht edhe me pagesën e ulët, gjegjësisht rreth 500 denar për një ditë të kaluar në gjykatë. Kryetari I gjykatës penale Ivan Xholev vlerëson se roli I gjykatësve porotë është i rëndësishëm pasi në atë mënyrë qytetarët janë të kyçur në procese.
 
“Ata marrin pjesë në masë të njejtë në sjelljen e vedimeve gjyqësore sikurse edhe gjykatësit profesionistë ,të mos them se ndikimi I tyre është edhe më I madh se I gjykatësve profesionistë.”, tha Ivan Xholev, kryetarë i Gjykatës Penale.
 
Çdo vit në gjykatën penale procesohen rreth 70 mijë lëndë të reja për të cilat veprojnë 44 gjyakëts.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI