Botë

Së paku nëntë persona vriten në Grozni të Çeçenisë

04.12.2014 14:36

Autoritetet ruse në Çeçeni, thonë se së paku 9 vetë janë vrarë gjatë disa orëve luftime ndërmjet militantëve dhe pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë në kryeqytetin Grozni...

 
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, tha sot se një ndërtesë, e cila ishte okupuar nga disa persona të armatosur, është shkatërruar nga zjarri dhe të gjithë militantët që kishin hyrë brenda janë vrarë.
 
Ky incident i rëndë në ndërtesën e një shtëpie botuese ndodhi pasi autoritetet thanë se personat e armatosur, që udhëtonin me disa vetura, i vranë së paku tre policë të trafikut në një postbllok, mbrëmë vonë.
 
Kadyrov, tha në faqen e tij në internet se “6 terroristë ishin asgjësuar” dhe më vonë tha se të gjithë militantët brenda në ndërtesë janë vrarë.
 
Ky ishte ndër rastet më të mëdha të dhunës për disa vite në Grozni, që ishte rindërtuar me fonde të larta, pas dy luftërave shkatërruese, pas periudhës sovjetike që i ka shkaktuar kryengritja islamiste, e cila vazhdon në rajonin e Kaukazit Verior.