Maqedoni
Arifi e Boçfarski inspektuan punimet në rrugën Goce Dellçev
15.07.2021 18:03
Në rrjedhë e sipër janë punimet për rikostruimin e rrugës Goce Dellçev në Tetovë....

Në rrjedhë e sipër janë punimet për rikostruimin e rrugës Goce Dellçev në Tetovë. Komuna e Tetovës është duke bërë rregullimin e kanalizimit dhe rrjetit të ujësjellësit, së bashku me ndriçimin kurse asfaltimi i kësaj rruge bëhet me mjete të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Ecurinë e punëve e ndoqën kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe Ministri i Transportit dhe lidhjeve Bllagoja Boçvarski, duke paralajmëruar përfundimin e shpejtët ë punimeve.
“Janë mjete të Bankës Botërore, ku komuna ka konkuruar përmes qeverisë dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.Bëhet fjalë për një investim mbi 15 milion denarë dhe nënkupton se një pjesë të rrugës e realizojmë neve si komunë, pra riparimin e plotë të kanalizimit atmosferik, kanalizimit fekal, rrjetit të ujësjellësit dhe ndriçimit publik, kurse pjesa tjetër është rreth asfaltimit përfundimtar”, deklaroi Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
“Komuna e Tetovës ka në dispozicion mbi 1 milion euro për rikostrumin dhe rregullimin e rrugëve lokale Komuna e Tetovës në thirrjen publike aplikoi me dy projekte, fillimisht për rikostrumin e rrugës “Goce Dellçev”, me një gjatësi prej 732 metrave dhe me vlerë mbi 15 milion denarë dhe rikostruimin e pjesërishëm të rrugës “Gjoce Stojcevski”në vlerë rreth 6 milion denarë. Jemi në rrugën Goce Dellçev për të parë punët e rregullimit të së njejtës sepse rikostruimi i kësaj rruge ishte kërkesë e kahmotshme e banorëve.Kjo rrugë shumë shpejt do të ketë një pamje të re.”, tha Bllagoja Boçvarski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve.
Ministri Boçvarski njëherit theksoi se me mjete në vlerë prej 70 milion eurosh ndihmë direkte për komunat e realizohet projekti më i madh dhe më i rëndësishëm për rikostruimin e rrugëve lokale në të gjitha komunat e Maqedonisë së Veriut.
VISAR SADIKI
