Botë
IKSHPK: Janë identifikuar bakterje në ujin e Deçanit
15.07.2021 18:49
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se janë identifikuar disa baktere në ujin e komunës së Deçanit...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se janë identifikuar disa baktere në ujin e komunës së Deçanit që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.
“Në mostrat e ujit të datës 12 korrik nga rajoni i Deçanit, janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar”, thuhet në komunikatën e institutit.
Në komunikatë poashtu thuhet se situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontroll të vazhduar. Edhe minsitri i shëdnetësisë ka deklaruar se situata në Deçan ka filluar të qetësohet.
