Maqedoni

VMRO-DPMNE: Rezuluta të vihet sa më aprë në rend dite

15.07.2021 18:25

Rezoluta e VMRO-DPMNE-së për linjat e kuqe në bisedimet me Bullgarinë...

Rezoluta e VMRO-DPMNE-së për linjat e kuqe në bisedimet me Bullgarinë, nuk u vendos në rend dite të séances së sotme plenare edhe pse kjo u kërkua nga deputeti i kësaj partie Nikolla Micevski. 
 
“Kjo Rezolutë është dokument i mirë, për shkak se do të ketë veprim obligues, në përputhje me vullnetin e deputetëve, ndërsa për Qeverinë do të thotë caktim i kornizave të caktuar për të cilat mund të bisedojë, por me respektimin e linjave të kuqe në të cilat janë të gjithë interesat shtetëror dhe nacional të Republikës së Maqedonisë. Struktura e Rezolutës së parashtruar është koncept pas të cilit partitë politike mund të gjejnë hapësirë minimale për pozita të përbashkëta, për interesat kombëtar dhe shtetëror”, Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE-ja.
 
Xhaferi: Rezuluta në rend dite në seancën e radhës
 
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se kjo pikë mund të vendoset në rend dite në seancën e rradhës pasi është në procedurë të shpërndarjes te deputetët.
 
“Rezoluta është pranuar në Kuvend dhe përgatitet që t’u dorëzohet deputetëve. Sipas Rregullores, për shkak të akteve të cilat nuk u janë dorëzuar deputetëve, nuk mund të fillojë procedura në Kuvend. Shpresoj se deri në seancën e ardhshme do të jetë gati i gjithë materiali, kështu që nuk ka arsye ta vendos në votim. Të tilla janë procedurat”, tha Xhaferi.