Botë

Mbi 450 mijë nënshkrime për anulimin e Lojërave Olimpike të Tokios

16.07.2021 13:10

Më shumë se 450 mijë persona u nënshkruan në peticion online, që kërkon anulimin e Olimpiadës së Tokios.....

Më shumë se 450 mijë persona u nënshkruan në peticion online, që kërkon anulimin e Olimpiadës së Tokios.

Ish-presidenti i Shoqatës së Avokatëve të Japonisë, Kenji Utsunomiya. I cili hapi në maj peticionin “Anuloni Lojërat Olimpike të Tokios për të Shpëtuar Jetën Tonë”, e ka dorëzuar tashmë atë  në Guvernatoriatin Metropolitan të Tokios. 
 
Sipas tij, pandemia nuk ka përfunduar, përkundrazi dhe grumbullimi i aq shumë njerëzve në  ceremoninë e hapjes së  Olimpiadës pas një jave, e në garat pasuese deri në mbarimin e saj, mund ta keqësojë më shumë situatën. Për  Utsunomiyan, vendimi që Olimpiada të mos shtyhet por të mbahet me spektatorë, në këto kushte pandemie, është “joracional”. Ai pyet publikisht autoritetet nëse janë në gjendje të garantojnë që sistemi shëndetësor nuk do të arrijë litet e kapaciteteve, nëse për shkak të grumbullimit të njerëzve gjatë Olimpiadës, shifrat Covid shtohen.
 
Fillimisht qeveria japoneze kishte vendosur të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme në Tokio deri më 22 gusht, por më pas gjërat ndryshuan, edhe për shkak të uljes së shifrave Covid.