Maqedoni

DPHM: Pasdite mot me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë

16.07.2021 14:26

Pas ditëve me temperatura ekstremisht të larta, nga pasditja e sotme deri të martën...

Pas ditëve me temperatura ekstremisht të larta, nga pasditja e sotme deri të martën koha do të freskohet ndjeshëm dhe vendin e presin ditë me vranësira të ndryshueshme dhe me shira të rrëmbyeshëm lokal.

Shirat e rrëmbyeshëm në formë stuhie, pritet të shoqërohen me erëra të forta deri 90 kilometra në orë dhe paraqitje të breshrit. DPHM paralajmëron reshje intensive në disa zona. Është e mundur që niveli i ujit të lumenjve të rritet shpejt dhe mund të ketë edhe rrëshqitje dheu. Gjithashtu mund të ketë rrjedhje uji edhe në një pjesë të zonave urbane në vendet ku priten reshje intensive afatshkurtra. Për lumenjtë më të mëdhenj, tani për tani nuk ka rrezik që të dalin nga shtrati, informon DPHM, që megjithatë fton qytetarët të jenë të kujdesshëm.