Maqedoni

Fillon gjykimi për "Parcelat në Vodno", Stefanova: Të shpallen fajorë, konfiskim prone

16.07.2021 14:42

Ka filluar procesi gjyqësor për "Parcelat në Vodno" ku të akuzuar janë ish Kryeministri Nikolla Gruevski...

Ka filluar procesi gjyqësor për "Parcelat në Vodno" ku të akuzuar janë ish Kryeministri Nikolla Gruevski, Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Ratka Kunovska Kamçeva, Risto Novaçevski dhe biznesmeni Nenad Josifoviq. Në fjalët hyrëse, prokurorja publike Lile Stefanova shpjegoi mënyrën se si Gruevski  ka blerë pronën, mes të cilave edhe paracelat në Vodno, me para të partisë dhe si ka vijuar mënyra e fshehjes së veprës. Stefanova kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë ndërsa prona e Gruevskit të konfiskohet.
 
“Kur kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski ka kuptuar për tokën, e që nuk ka dashur ta lëshojë, ka hyrë në kërkim të mënyrës se si të blihet toka e të mos regjistrohet në emrin e tij, ndërsa pas mandatit të ndërtohet shtëpi sipas projektit të punuar në stilin barok. Ka kërkuar ndihmë nga Sasho Mijallkov, shef i atëhershëm i DSK-së dhe kushëriri i tij i parë. Mijallkov ka filluar me ndihmë edhe pse e ka ditur se në mënyrë ilegale ka fituar 1.2 milion euro.”, tha Stefanova.
 
Davidoviq: Aktakuza nuk ka logjikë
 
Për mbrojtjen e të akuzuarve Mijallkov dhe Kamcev, akuza e prokurorisë nuk ka logjikë.
 
“Ne nuk jemi të obliguar të dëshmojë pafajsi por në këtë rast do të dëshmojmë se atë që e thotë prokuroria fillimisht është absurde, nuk ka elemente ligjore të veprës penale, as elemente të fajit. Nuk ka logjike as juridike e as njerzore.”, tha avokati Zvonko Davidoviq.
 
Millanov: Kualifikimi i veprës, nuk mund të kalojë
 
“Dëgjuam dëshmi të reja për gjoja disa transaksione. Transaksione finansiare pa ekspertizë që as nuk është paralajmëruar e as nuk është bërë në prokurori, nuk mund të ketë.Do të dëshmojmë se asgjë nga kjo nuk është bërë me mjete të kësaj mënyre por që të gjitha mjetet që vinë në blerjen e këyre parcelave janë nga biznesi i kompanisë Orka.”,- theksoi avokati, Elenko Millanov.
 
Gruevski akuzohet për veprën penale larje parashë dhe fshehje dhe fitim të pronës në mënyrë kundërligjore dhe do ti gjykohet në mungesë. Mijallkov akuzohet për ndihmë gjatë veprës penale larje parash dhe përfitime tjera nga vepra penale ndërkaq të akuzuarit e tjerë ngarkohen për veprënn penale larje parash. Gruevski u arratis nga RMV pas aktgjykimit me dy vite burg për rastin "Tanku" por edhe pas një sërë akuzash dhe hetimesh për krim finansiar, korrupsion dhe krim të orgnizuar.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI